
Ezaurimi i tokes ne varrezat publike te qytetit te Fierit, mbetet nje problematike madhore qe kerkon zgjidhje te shpejte. Sipas pergjegjesit te mirembajtjes se tyre

Ezaurimi i tokes ne varrezat publike te qytetit te Fierit, mbetet nje problematike madhore qe kerkon zgjidhje te shpejte. Sipas pergjegjesit te mirembajtjes se tyre, Edmond Strati, prej me shume se nje viti kane nisur procedurat e shpronesimit per toke te re, teksa ka theksuar se viti i fundit qe ka njohur shpronesim per toke te re ne varrezat publike eshte viti 2019, ku 5700 metra katror siperfaqe e lire u vu ne dispozicion per varrime.
Strati ka pohuar gjithashtu se ne Fier eshte ngritur edhe varreza e pare murale e modelit italian , por deri me sot eshte e vetmja pasi qytetaret bazohen me tepwr te rregullat fetare te cilat nuk e pranojne zbatimin e nje praktike te tille.
Strati eshre ndalur gjithashtu edhe domosdoshmeria e investimeve per permiresimin e infrastruktures , si ne rruge, shkalle dhe kanalet per kullimin e ujerave. Varrezat publike te qytetit te Fierit shtrihen ne nje siperfaqe prej 20 ha, dhe datojne qe nga viti 1974. Ne to prehen 95.000 njerez te larguar nga kjo jete, nderkohe qe numri me i larte i vdekjeve eshte shenuar gjate dy viteve te pandemise, me 800- 820 varrime ne vit.