Europol godet trafikantët shqiptarë! Pastronin paratë e biznesmenëve nga Spanja, zbulohen transfertat rreth 65.5 mln euro (SKEMA)

21/09 16:02
Credits to Apollon TV
Europol godet trafikantët shqiptarë! Pastronin paratë e biznesmenëve nga Spanja, zbulohen transfertat rreth 65.5 mln euro (SKEMA)

Agjentët e Policisë Kombëtare spanjolle, në një operacion të përbashkët me EUROPOL, kanë shkatërruar një organizatë kriminale të dedikuar për trafikun e drogës dhe pastrimit të parave me metodën “Hawala”. Gjatë këtij megaoperacioni kanë rënë në pranga 27 persona, ku mes tyre ka edhe shqiptarë. Sipas informacioneve të bëra publike nga Ministria e Brendshme Spanjolle thuhet se operacioni është shtrire në disa provinca spanjolle, Madrid, Malaga, Sevilje, Valencia, Alicante dhe Barcelonë. Gjatë 18 kontrolleve të ushtruara efektivët kanë arritur të sekuestrojnë 615 mijë euro cash si dhe dhjetë ora luksoze të cilat kapin vlerën mbi 400 mijë euro.

Organizata, e përbërë nga shtetas shqiptarë dhe kinezë, ka ofruar mbështetje për organizata të ndryshme ndërkombëtare për pastrimin e fondeve të marra në mënyrë të paligjshme për të lehtësuar pagesat për trafikun e drogës. Kjo organizatë kriminale e cila drejtohet nga shqiptarët,  mbështeste trafikantë të ndryshëm ndërkombëtarë për të pastruar fondet e përfituara në mënyrë të paligjshme dhe për të lehtësuar pagesat për trafikun e drogës.

Pastrimi i parave (SKEMA)

Hetimi u nis pas raporteve të inteligjencës të dërguara nga Europol, falë të cilave mund të identifikohej një organizatë e përbërë nga shtetas me origjinë shqiptare, të dedikuar për trafikimin e lëndëve narkotike. Sipas asaj që bëhet me dije nga autoritetet spanjolle mësohet se shtetasit shqiptarë së bashku me ata kineze kishin formuar një strukturë ku të dyja grupet kishin përfitime të ndërsjellta të cilat vinin nga aktivitetet kriminale të cilave ata i ishin përkushtuar.

Gjatë hetimit të kryer agjentët mundën të verifikojnë sesi në këtë strukturë shtetasit kinezë u dërgonin bizneseve të tyre shuma të mëdha parash, në këmbin të kësaj shume duke e kompensuar në një vend tjetër përpara se të mbërrinin në vendin e origjinës, pa iu nënshtruar kontrolleve përkatëse ligjore ose formane në Spanjë. Ndërkohë, nga ana tjetër shqiptarët, duke funksionuar sikur të ishin subjekt bankar, kryenin transferimin dhe fshehjen e shumave të mëdha të parave nga shitja e drogës dhe merrnin rifinancim nga operacioni.

Hetuesit kanë mundur të zbulojnë se në krye të strukturës kriminale ndodheshin dy shtetas shqiptarë, njëri që kryente detyrën e drejtuesit dhe tjetri si toger dhe llogaritar. Këta kishin, të paktën që nga viti 2018, dy koordinatorë me origjinë kineze, të cilët dyshohet se menaxhonin grupe të shumta aziatike të përhapura në të gjithë territorin kombëtar, me të cilat u shërbenin kërkesave në para të organizatave lokale dhe krimeve, gjithmonë kur dhe kishin nevojë.

Bizneset vepruan në të njëjtën mënyrë pavarësisht vendndodhjes së tyre, duke grumbulluar shuma të mëdha parash që u dorëzoheshin trafikantëve të drogës në këmbim të kompesimit ekonomik.

Gjatë periudhës së hetimit midis majit 2020 dhe marsit 2021, dërgesa të vazhdueshme dhe të shumta cash u janë bërë organizatave kriminale shqiptare, në një vlerë totale prej gati 65.5 milionë euro, në provincat e Barcelonës, Malaga, Valencia, Madrid, Sevilje dhe Alicante.

Brenda kuadrit të hetimit, ata arritën të zbulonin se disa nga të arrestuarit vizituan një institucion “growshop” dhe se më pas ata kryen vizita kontrolli në një shtëpi të vetme në një komunë të Madridit, në të cilën u arrestuan tre persona dhe u sekuestruan pothuajse 65 kilogramë drogë. Nga ana tjetër, kreu i organizatës, me origjinë shqiptare u arrestua si përgjegjës për veprën penale të pengmarrjes, plagosjes dhe armëmbajtjes pa leje, pasi kishte rrëmbyer një nga “havaladerët”.

Pasi hetuesit gjetën anëtarët e organizatës kriminale, u zhvillua një operacion i cili çoi së fundmi në arresimin e e 27 personave në provincat e Alicante (1), Barcelona (6), Madrid (7), Málaga (7), Sevilje (2). dhe Valencia (1). Gjatë kontrolleve u sekuestruan 615 mijë euro cash, dhjetë ora luksoze me vlerë mbi 400 mijë euro, dy automjete të nivelit të lartë, makineri për numërimin e parave, pajisje kompjuterike dhe telefona celularë.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.