EURO 2020/ TROFEU shkon në ROMË, Italia “pushton” Londrën dhe fiton Kampionatin Europian

12/07 0:14
Credits to Apollon TV
EURO 2020/ TROFEU shkon në ROMË, Italia “pushton” Londrën dhe fiton Kampionatin Europian

Italia është Kampione e Europës, pasi në finale arriti të mposhtë me penallti Anglinë në finale që u luajt në Londër.

Ka qenë një ndeshje e nisur keq nga italianët, pasi Anglia shënoi që në minutën e dytë, por “axurrët” arritën të barazojnë me anë të Bonnucit.

90 minutat e kohës së rregullt dhe 30 minutat e shtesës përfunduan me rezultatin 1-1, ndërsa nga pika e bardhë e penalltisë italianët u treguan më të saktë, duke merituar trofeun pas një kampionati fantastik.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.