EURO 2020/ Mynihu “ngjyroset” blu, Italia madhështore mposht Belgjikën dhe “fluturon drejt gjysmëfinales

03/07 10:06
Credits to Apollon TV
EURO 2020/ Mynihu “ngjyroset” blu, Italia madhështore mposht Belgjikën dhe “fluturon drejt gjysmëfinales

Italia është gjysmëfinalistja e dytë e Kampionatit Europian, pasi mposhti Belgjikën me rezultatin 2-1 në ndeshjen që u luajt në Mynih të Gjermanisë.

Një sfidë pothuajse e dominuar nga italianët, që shënuan 2 herë me anë të Barella dhe Insigne, ndërsa belgët do të ngushtonin rezultatin me penalltinë e Lukakut.

Të 3 golat u shënuan në pjesën e parë, ndërkohë që në të dytën Italia arriti të ruante rezultatin dhe të kualifikohej në gjysmëfinale, ku do të përballet me spanjën, ndeshje e cila do të luhet të martën në Uembli të Londrës.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.