Është përfshirë nga zjarri një magazinë në rrugën “Hamdi Pepa” në Tiranë, raportohet vetëm për dëme materiale.

18/07 19:33
Credits to Apollon TV
Është përfshirë nga zjarri një magazinë në rrugën “Hamdi Pepa” në Tiranë, raportohet vetëm për dëme materiale.

Policia njofton se magazina është në pronësi të shtetasit B. A., ku fatmirësisht ka vetëm dëme materiale, e jo të lënduar.

Zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve, ndërkohë grupi hetimor po mundohet të zbardhë të gjithë dinamikën e ngjarjes.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:55, në rrugën “Hamdi Pepa”, ka rënë zjarr në magazinën në pronësi të shtetasit B. A., ku ka vetëm dëme materiale.

Sherbimet e zjarrfikseve ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.