Është mbledhur pasditen e sotme Kolegji i Kryetarëve të PD-së në selinë blu, ja çfarë do të diskutohet

12/01 17:52
Credits to Apollon TV
Është mbledhur pasditen e sotme Kolegji i Kryetarëve të PD-së në selinë blu, ja çfarë do të diskutohet

Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi u ka dërguar anëtarëve një mesazh ku i ka njoftuar për mbledhjen.

Mbledhja do të ketë në fokus diskutimin mbi masat për organizimin e partisë në zbatim të vendimit të Kuvendit Kombëtar të datës 18 Dhjetor “Për miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike”. Kjo mbledhje ishte planifikuar që të mbahej në 8 Janar, pore nuk u realizua për shkak të protestës së dhunshme në selinë blu.

“Datë 12 Janar, ora 16:00 do të zhvillohet mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve të PD për diskutimin mbi kalendarin dhe masat për organizimin e partisë në zbatim të vendimit të Kuvendit Kombetar të datës 18 Dhjetor “Për miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike”, që nuk u realizua dot për shkak të dhunës në datën 8 Janar.

Në mbledhje merr pjesë edhe Sekretariati i Partisë. Programi i diskutuar, propozuar dhe miratuar nga Kolegji i Kryetarëve, do t’i nënshtrohet më pas miratimit nga Kryesia e Partisë”, thuhet në mesazhin e Bardhit.

© 2022 APOLLON TV. All Rights Reserved.