Erdogan për spitalin e Fierit: Shenjë miqësie mes dy vendeve, do vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë

21/04 16:37
Credits to Apollon TV
Erdogan për spitalin e Fierit: Shenjë miqësie mes dy vendeve, do vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka mbajtur fjalën e tij në lidhje “online”, aty ku dhe po zhvillohet ceremonia e hapjes për “Spitalit Rajonal Memorial Fier”.

Erdogan tha se spitali i Fierit është një shenjë e miqësisë midis dy vendeve. Ai ndër të tjera tha se në spital do të punojnë 400 persona që do të jenë shqiptarë edhe turq.

Presidenti turk u shpreh se Turqia i është gjendur gjithmonë pranë Shqipërisë në momente të vështira dhe se marrëdhënjet mes dy vendeve falë partneritetit strategjik janë forcuar.

“Ju përshëndes me dashuri dhe respekt. Ne kemi bërë të mundur përforcimin e marrëdhënjeve. Unë besoj se partneriteti strategjik do të cojë në themin e marrëdhënieve. Turqia me mbi 30 vet me këtë koncept ka vazhduar të ofrojë një zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Shqipërisë. Si dhe përgjatë pandemisë në të gjitha mundësitë u përpoqëm që të jemi sa më afër vëllezërve tonë. Spitali ka kushtuar rreth 70 milionë.

Spitali do të ketë rreth 400 persona staf të përbërë nga turq dhe shqiptarë, që do ushtrojnë detyrën. Duke krijuar një shërbim cilësor në kushte moderne dhe bashkëkohore, me 6 shërbime operacioni. Në totale përbërë me 130 shtreteter. Ky spital shenjë e miqësisë, të shpërndajë sa më shumë mirësi për vëllezërit shqiptarë” tha Erdogan ndër të tjera.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.