
Era e fortë dhe dallgë të mëdha !Rrezikuan të mbyteshin, shpëtohen 3 qytetarë

Policia Kufitare u ka ardhur në ndihmë 3 shtetasve që rrezikuan të mbyteshin në det, në Shëngjin dhe në Velipojë. Në Shëngjin dy shtetas të cilët kishin marrë një mjet lundrues, rrezikuan të mbyteshin pasi ishin larguar shumë larg nga bregu. Për shkak të erës së fortë, qytetarët kishin humbur kontrollin mbi mjetin lundruese. Pas kërkimeve me mjetin lundrues të Policisë Kufitare, janë konstatuar rreth 3 milje larg bregut, 2 mjetet lundruese pedalone dhe 2 drejtuesit e tyre. Ndërkohë Shërbimet e Policisë Kufitare në Shkodër, i kanë ardhur në ndihmë një shtetasi që ishte në rrezik mbytjeje për shkak të dallgëve të larta, në plazhin e Velipojës Pas ndërhyrjes, shërbimet e Policisë e kanë nxjerrë në breg këtë shtetas dhe i kanë dhënë ndihmën e parë. Ai ka falënderuar punonjësit e Policisë, për ndërhyrjen e shpejtë dhe ndihmën që i ofruan