
Ende asnjë shenjë prej tij! Nisin kërkimet me qen për gjetjen e Arjan Salës


Kanë kaluar 48 orë tanimë që kur magazina e veshjeve pranë qendrës tregtare “Casa Italia” te mbikalimi i Kasharit u përfshi nga flakët. Që prej ditës së mërkurë kur magazina e sapo mbushur me veshje mori flakë dhe roja i sigurisë Arjana Sala mbeti brenda pasi u fut për të shpëtuar punonjësit e tjerë.
Kërkimet për gjetjen e tij vijojnë por ende nuk ka asnjë shenjë, pasi puna e zjarrfikësve vështirësohet edhe më tepër nga temperatura e lartë e cila shkon deri në 1000 gradê celsius. Ndërsa pasditen e sotme kërkimet vijojnë edhe me qen për të ndihmuar më tepër.