EMIGRANTËT SHQIPTARË TË PËRFSHIRË NË MASAT PËRFITUESE KUNDËR TË NXEHTIT

03/08 20:57
Credits to Apollon TV
EMIGRANTËT SHQIPTARË TË PËRFSHIRË NË MASAT PËRFITUESE KUNDËR TË NXEHTIT

Temperaturat e larta nga 43- 47 gradë që kanë prekur Athinën, Kretën , Agrinjon, Larisën, Rodosin, dhe qytete të tjera të tjera të Greqisë kanë vënë në vështirësi edhe komunitetin e emigrantëve shqiptarë të cilët punojnë në punë të ndryshme për të siguruar jetesën ashtu si të gjithë qytetarët e Greqisë. Për tiu ardhur në ndihmë qytetarëve , autoritetet lokale , zyrat e mbrojtjes së qytetarëve dhe ato të shëndetit publik duke përfshirë dhe mediat me informacionet e tyre që po ndihmojnë njerëzit për të përballuar situatën. Përfaqësuesit e komunitetit shqiptar janë shprehur për Tv Apollon se institucionet shtetërore për të përballuar të nxehtin afrikan po i ndihmojnë qytetarët duke u shpërndarë falas lëngje ,fruta dhe ushqime të tjera dhe po i këshillijnë të konsumojnë ujë e lëngje si dhe të mos dalin nga shtëpitë në oraret e pikut të të nxehtit të jashtëzakonshëm. Gazetari Vladimir Selamaj nga Athina ka pohuar se burimet zyrtare kanë bërë me dije se kjo valë e nxehtë ishte parashikuar nga shkencëtarët grekë në vitin 2040. Gjithashtu sipas tij parashikohet që kjo javë të jetë më e nxehta që prej vitit 1957, ndërsa për javën e ardhshme temperaturat parashikohen mbi 47 gradë.

 

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.