Emërimi i Bledi Çuçit ministër i Brendshëm/ Petro Koçi: Gjetje e goditur, i ka të dy dimensionet politik e teknik!

16/12 21:28
Credits to Apollon TV

Emërimi i Bledi Çuçit si ministër i ri i Brendshëm, pas dorëheqjes së Sandër Lleshaj, për zv.ministrin e Mbrojtjes, Petro Koçi është një zgjedhje surprizë por e goditur e Ramës. Si një ish ministër i Brendshëm, Koçi tha në emisionin “Repolitix” se Bledi Çuçi i plotëson të dy dimension edhe atë politik edhe atë teknik dhe është person që ka kontribute në PS.

“Ndër emrat që diskutoheshin në publik nuk ishte përmendur ndonjëherë Bledi Çuçi dhe në këtë kuptim mund të quhet një lloj surprize. Nëse vijmë tek formati i politikanit që është propozuar për ministër i Brendshëm është një figurë politike e lartë në PS por dhe figura teknike, ku është marrë me reformën territoriale, në shumë aspekte juridike të fushatave zgjedhore dhe propozimeve të ndryshme që ka bërë PS dhe një aktor kryesor në kontributet në parti. Çuçi i ka të dy dimensionet edhe politike dhe teknike. Kështu që ata që debatojnë se një ministër duhet të jetë politik apo teknik, Çuçi i ka të dyja. Për mua është një gjetje e goditur”, tha Koçi.

Shpërndaje

TË NGJASHME

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.