Elvira Elezi kandidate për deputete e LRE-së për qarkun e Fierit, ne studion e emisionit “Fakt +” në Tv Apollon

03/04 20:18
Credits to Apollon TV
Elvira Elezi kandidate për deputete e LRE-së për qarkun e Fierit, ne studion e emisionit “Fakt +”  në Tv Apollon


Elvira Elezi kandidate për deputete e LRE-së për qarkun e Fierit, ne studion e emisionit “Fakt +” të gazetares Marsela Topi në Tv Apollon ka thenë që të jesh pjesë e një sfiqe qoftë kjo politike dhe jo vetëm do të thotë që përball teje ke gjithmon sfiduesit, të cilët sipas mënyrës së tyre, kërkojnë të arrijn rezultatet.

          Ajo që ndryshon sfidën politike është prania e popullit, i cili është elementi kryesor i saj. Them se populli është elementi kryesor sepse është POPULLI mbartës i të drejtës për të vendosur, nuk janë pushtetarët. 

          Pikërisht, në zgjedhjet e 25 Prillit, ajo që i ofrohet popullit është imazhi i dy të kundërtave: 

Në njërën anë është grupi i parë PS, PD, LSI dhe parti të reja të cilat janë nëndeg të tyre dhe nga ana tjetër është LËVIZJA E RE.
Por, pse i ndava unë këto grupe?!
Sepse grupi i parë ka treguar në këto 30 vjet se :
1) Ato kanë qeverisur vendin për 30 vjet dhe janë përgjegjëse për mbytjen e vendit në prapambetje;
1) Politika e tyre është politika e investimeve 1 vitë përpara zgjedhjeve (planifikojnë nisjen e marëveshjeve me shtetet fqinje vetëm një muaj përpara zgjedhjeve për ti treguar shqiptarëve se pikërisht kur afrojn zgjedhjet mendojn për patentat dhe pensionet e emigrantëve)
2) politika e tyre është ajo e prapambetjes së fshatit sepse për zonat rurale asnjëher nuk është bër asgjë ( nuk ka rrugë, nuk ka çerdhe dhe kopshte per fëmijët, nuk ka ujë të pijshëm, është popull i lënë ne prapambetje)
3) qytetin e kanë shëndërruar në qytet parti ( qyteti parti është ai qytet që përfiton nga ato investimet një vjeçare përpara zgjedhjeve nëse i ke dhënë mandate qeveris, në të kundërt nuk përfiton dot sepse fshati apo qyteti nuk ka votuar për partin dhe nuk meriton investime.
4) riciklojnë figurat e vjetra duke i nxjer nga arshivat e partis dhe duke i vënë në pozicionet më të rëndësishme sikur vendi nuk ka njerëz, të rinj të aftë për të çuar përpara zhvillimin e vendit;
Janë aq shumë gjëra për tu kujtuar, por nuk mund të thuhen në një shkrim të vogël. Ato kanë ngelur si një peshë e rëndë në kurrizin e popullit saqë nuk e lejojn të ngrej kokë.

Lëvizja e Re nuk ka lidhje me qeverisjen 30 vjeçare sepse përfaqësuesit e saj nuk kanë dashur dhe nuk kanë kontribuar në prapambetjen, plaçkitjen dhe keqbërjen e popullit. Është një lëvizje që në përbërjen e saj ka punëtor, intelektual, profesionist të arrir që kërkojnë vetëm ndryshimin e të ardhmes së vendit, të ardhmes së rinis dhe të fëmijëve tanë.
Kjo lëvizje nuk mund të bëj përpjekjet për ndryshim nëse nuk ndihmohet nga ty popull. Nëse kërkon ndryshim besoji Lëvizjes së re, besoji vetes tënde sepse vetëm kështu mund ti lejosh të veprojn!
Voto, ushtoji të drejtat e tua ashtu siç dëshiron ti dhe jo siç të imponohet!
Voto!

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.