Elvira Elezi, kandidate e partisë Lëvizja e Re në Fier

03/04 19:49
Credits to Apollon TV


Elvira Elezi është kandidste për deputete në Qarkun Fier e renditur e dyta në listën emërore të lëvizjes më të re politike në vend LRE. Ajo është e motivuar dhe bindjeplotë se vendit i duhet ndryshuar kursi politik. Ja si shprehet ajo:

“Të nderuar miq, unë Elvira Elezi jam kandidate e Lëvizjes së Re për përfaqësuese në Parlamentin Shqiptar për qarkun e Fierit, Mallakastrës, Lushnjes dhe të gjitha Njësive Aministrative të secilës zone!

Të kandidosh nën siglën LRE është një zgjedhje për të cilën ndihem krenare dhe me plot bindjen e them: – “unë jam LRE”! Është një lëvizje e re, me shpirt luftarak dhe zjarr për ndryshim, është një bazë për DEMOKRACINË e Shqipërisë, për të ardhmen e lirisë, të ardhmen e zhvillimit dhe lulëzimit për fëmijët tanë.

Vetëm nëpërmjet Lëvizjes së Re, nëse juve bashkëqytetarët e mi më besoni detyrën e përfaqësueses suaj, unë do të jem zëri juaj, zëri i halleve dhe problemeve tuaja, zëri që do të mundohet t’ju përfaqësoj denjësisht ashtu siç e meritoni, zëri që do të kërkoj ndryshimin për ju, zëri që sdo të lejoj shkeljet dhe padrejtësitë nën kurrizin tuaj halleplot të shkelur nga politika vrasëse 30 vjeçare!

Përgjigjuni thirrjes për ndryshim, ndizeni zjarrin bashkëqytetarët e mi sepse vetëm kështu do t’ja dalim të ndryshojmë të ardhmen e Shqipëris!

LRE ËSHTË NDRYSHIMI!
LRE ËSHTË E ARDHMJA!
LRE ËSHTË ZJARRI!”- përfundon Elvira Elezi numri 2 në LRE për zgjedhjet e 25 Prillit

Lëvizja e Re është partia e drejtuar nga pedagogu Arian Galdini, e cila sapo ka ardhur në skenën politike shqiptare në këtë fillimshtatori si rezultat i transformimit të LDE – Partisë për Liri, Demokraci dhe Etikë..

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.