ELBASAN : Pa leje dhe i ndërtuar në trotuar, IKMT prish “Kalin e Trojës” (VIDEO)

14/07 10:23
Credits to Apollon TV
ELBASAN : Pa leje dhe i ndërtuar në trotuar, IKMT prish “Kalin e Trojës”  (VIDEO)

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) vijon aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje.

Sot aksioni ka vijuar në Elbasan, siç duket në videon IKMT ka prishur “Kalin e Trojës” që ishte ndërtuar pa leje dhe ishte në trotuar, ku pengonte lëvizjen e qytetarëve.

Kujtojmë që në vitin 2015 gjithashtu INUK tentoi që të shembte “Kalin e Trojës” që ndodhet në Elbasan, por që “dështoi”, pasi një fadromë u rrëzua ndërsa po tentonte që ta shembte këtë objekt.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.