Elbasan/ Kamioni që transportonte tulla del nga rruga, plagoset shoferi

Një aksident ka ndodhur në Elbasan pasditen e sotme, ku një trajler i ngarkuar me tulla ka dalë nga rruga dhe ka rrezikuar të përmbyset.
Për pasojë është lënduar lehtë drejtuesi i automjetit, ndërkohë që dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak se shoferi ka humbur drejtimin e mjetit.
Fatmirësisht nuk ka patur automjetet të tjera në qarkullim, edhe pse vendi ku ndodhi aksidenti është një nga segmentet me qarkullim të dendur makinash dhe këmbësorësh.