
Ekzekutohet duke ecur me makinë biznesmeni i njohur si ‘Kumbari’ i Shkodrës! Gjendet një mjet i djegur afër vendit të ngjarjes! Policia blindon zonën


Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku është qëlluar për vdekje mbi Bardhok Planaj.
46 vjeçari njihej me nofkën “Kumbari”, ndërkohë që ende nuk dihet se cilatë janë autorët e sulmit. Në afërsi të vendit ku u vra Plani është konstatruar një makinë duke u djegur.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Viktima Bardhok Planaj:

Bardhok Pllanaj nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi së bashku me Rivaldo Pllanaj, Orlando Pllanaj dhe Mirsad Shpellzaj dyshohen se kanë qëlluar me armë zjarri në 22 dhjetor 2020 drejt lokalit të efektivit të “shqiponjave”, Albert Pjetri. Kjo ngjarje ka ndodhur për shkak të detyrës, pasi Pjetri kishte ndaluar disa ditë më parë Rivaldo Pllanaj.
Dy vite më parë policia i ka sekuestruar një pallat me vlerë 2 mln euro, ndërsa u vu nën akuzë për tre vepra penale “Pastrim parash”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Ndërtim pa leje”. Në vitin 2014 Pllanaj është arrestuar për trafik droge, ndërkohë që po atë vit, u fsheh në makinën e ish-deputetit Mark Frroku për t’iu shmangur arrestimit të policisë.