Ekzekutimi në Vlorë, kush është viktima me 3 mbiemra? (Foto Video)

03/03 15:00
Credits to Apollon TV
Ekzekutimi në Vlorë, kush është viktima me 3 mbiemra? (Foto Video)

Personi i vrarë në Vlorë këtë të mërkurë u identifikua nga Policia si Tauland Gjikaj, 31 vjeç, sipas kartës së identitetit që iu gjet në trup, bashkë me një armë zjarri.

Por Gjikaj më parë ka përdorur emra të tjerë. Ai mësohet se është në fakt Taulant Manaj, por që ka përdorur edhe mbiemrin Beqiraj, djali i një ish-efektivi policie.

Në shkurt të vitit 2017, ai është arrestuar për tentativë vrasjeje të kryer në bashkëpunim me pesona të tjerë. Por edhe pse fillimisht u la në burg nga Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë, në mars 2018, Gjykata e Apelit ndryshoi masën e sigurisë duke e dërguar në “arrest shtëpie”.

Vetëm 3 muaj më vonë, ai u arrestua përsëri pasi ishte larguar nga banesa ku duhet të qëndronte në arrest shtëpie, si dhe iu gjetën në zotërim armë dhe municione. Por përsëri, Gjykata e Vlorës dha të njëjtën masë sigurie, “arrest shtëpie” për personin me tre mbiemra (Manaj, Beqiraj dhe së fundmi Gjikaj).

Vendimi i atëhershëm i gjykatës u kritikua nga Ministria e Brendshme, që e quajtur të padrejtë lënien në “arrest shtëpie” të një personi përsëritës të veprave penale dhe me rrezikshmëri të lartë.

Sipas burimeve të A2, Beqiraj është i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.