
Ekzekutimi i MOND ÇEKIÇIT në Durrës, Policia njoftim zyrtar; makina e autorëve gjendet e DJEGUR në Sukth, targat të vjedhura në Tiranë (DETAJE)


Policia ka dhënë njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur ditën e sotme në Durrës, ku iu bë atentat Edmond Koçit, i cili njihet ndryshe si Mond Çekiçi.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës orës 08:40, në lagjen nr. 16, Durrës, persona të paidentifikuar ende kanë qëlluar me breshëri plumbash Edmond Koçin, i cili humbi jetën në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra.
“Më datë 20.03.2021, rreth orës 08:40, në lagjen nr. 16, Durrës, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri e për pasojë ka mbetur i vrarë shtetasi E. K., rreth 40 vjeç. Menjëherë forca të shumta Policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehja e zonës për kapjen e autorëve. Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore në hyrje e në dalje të Durrësit si dhe në drejtim të Tiranës e Kavajës.” njofton policia.
Shoferi i tij ka qenë dëshmitar i ngjarjes dhe u ka treguar efektivëve të Policisë gjithë dinamikën e ngjarjes. Atentatorët i kanë prerë rrugën Koçit dhe shoferit të tij. Kur Mond Çekiçi ka dalë nga makina për të sqaruar ngjarjen, ai është ekzekutuar.
Në periferi të qytetit, në Katund-Sukth, është gjetur i braktisur dhe i djegur një mjet tip Mercedes Benz, i cili dyshohet se u përket autorëve. Tragat e mjeti me të cilin autorët kryen krimin rezultontojnë të vjedhura, në Tiranë.
“Në lidhje me informacionin e mësipëm në Sukth është gjetur duke u djegur një mjet tip “Benz”, me targa të vjedhura, që dyshohet se është përdorur nga autorët”, thote policia.
Edmond Koçi, i njohur si Mond Çekiçi pjesë e bandës së Durrësit konsiderohej nga Policia e Durrësit si person me rrezikshmëri të lartë, për shkak të së kaluarës së tij si anëtar i bandës së Lul Berishës, ndërsa ishte mik edhe me Emiljano Shullazin dhe Plarent Dervishaj.