Ekstradohet nga Italia i dënuari për një vrasje të kryer në vitin 1995

19/05 11:06
Credits to Apollon TV
Ekstradohet nga Italia i dënuari për një vrasje të kryer në vitin 1995

Është ekstraduar nga Roma/Itali drejt vendit tonë shtetasi shqiptar Ardjan Hoxhaj, 49 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me 16 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Vrasje me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Shtetasi Ardjan Hoxhaj, në vitin 1995, në Vlorë, ka vrarë duke e goditur me thikë në kraharor shtetasin A. A. dhe ka plagosur vëllanë e tij, shtetasin G. A.

Gjithashtu, është kryer ekstradimi nga Italia drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Arian Katreli, 50 vjeç, të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 10 vite burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.

Personat e ekstraduar në PKK Rinas i janë dorëzuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.