Eksploziv e antitank, armatim për kryengritje / Kurti nxjerr armët të sekuestruara

26/09 14:14
Credits to Apollon TV
Eksploziv e antitank, armatim për kryengritje / Kurti nxjerr armët të sekuestruara

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka publikuar në rrjetet sociale një listë të plotë të armatimeve që u sekuestruan ditën e dielë, por edhe të hënën në manastirin e Banjskës, të cilat u braktisën nga terroristët serbë, në momentin e ndërhyrjes së policisë së Kosovës.
Sasi të mëdha eksplozivi, granata, antitank, automatikë kallashnikovë, janë mes armatimeve të rënda që mund të dallosh në listën e gjatë të publikuar në llogarinë X të kreut të qeverisë, gjë që tregon se synimet e serbëve ishin për të shkaktuar trazira më të mëdha në Kosovë.
Edhe njëherë kryeministri Kurti ripërsëriti qëndimin e tij, se provat e grumbulluara gjatë dy ditëve të fundit tregojnë qartë se pajisjet autorët vepruan me mbështetjen e shtetit, pasi një armatim i tillë luftarak nuk mund të sigurohej ndryshe.
“Këto armë dhe pajisje të nivelit ushtarak – të sekuestruara në operacionin antiterror të Policisë së Kosovës pas sulmit të djeshëm – nuk lënë vend për dyshim: autorët vepruan jo vetëm, por me mbështetjen e shtetit. Serbia duhet të mbahet plotësisht përgjegjëse për sponsorizimin e dhunës terroriste në territorin e Kosovës”, shkroi Kurti.
Gjatë incidentit të rëndë në manastirin e Banjskës, humbi jetën një efektiv i policisë së Kosovës dhe u plagos një tjetër, ndërkohë që 4 terroristë serbë u vranë e 6 të tjerë u arrestuan në tentativë për t’u larguar.
Pikëpyetja në ngjarjen që ndodhi mëngjesin e së dielës, është se si është e mundur që serbët të fusnin një sasi kaq të madhe armatimi brenda territorit të Kosovës.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.