Edi Rama takohet në Sllovaki me Macron, për çfarë diskutuan

31/05 18:54
Credits to Apollon TV
Edi Rama takohet në Sllovaki me Macron, për çfarë diskutuan

Kryeministri Edi Rama është takuar në Sllovaki me presidentin francez Emmanuel Macron.

Lajmin e ka bërë me dije vetë kreu i qeverisë, duke thënë se në takim folën për rajonin dhe konfliktin në Ukrainë.

Gjithashtu Rama nënvizoi se mes tyre u diskutua marrëdhënia e Ballkanit Perëndimor me BE-në dhe nevoja për një qasje të re politiko-ekonomike.

Me Presidentin e Republikës së Francës, Emmanuel Macron, në një takim shumë miqësor, ku u prekën me thellësi temat e rajonit tonë në sfondin e konfliktit në Ukrainë, marrëdhënia e Ballkanit Perëndimor me BE-në dhe nevoja për një qasje të re politiko-ekonomike, si edhe marrëdhëniet bilaterale Francë-Shqipëri”- shkruan Rama.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.