Edi Rama “shkund” drejtorët e Policisë: Komunikimin me qytetarët ta keni dritë në sy! Pronarët e lokaleve në bregdet, janë tutorët e policëve. Kush janë këta?

08/07 11:06
Credits to Apollon TV
Edi Rama “shkund” drejtorët e Policisë: Komunikimin me qytetarët ta keni dritë në sy! Pronarët e lokaleve në bregdet, janë tutorët e policëve. Kush janë këta?

Edi Rama ka mbledhur sot në Kryeministri drejtorët e rinj të Policisë së Shtetit, të cilëve ua ka bërë të qartë se komunikimin dhe etikën me qytetarët duhet ta kenë “dritë në sy”. Ai është shprehur se etika dhe mungesa e komunikimit janë dy nga problematikat më të mëdha të policëve, kryesisht Shqiponjave dhe Patrullës.

Si të patolerueshëm Rama konsideroi faktin e rikthimit të rryshfetit te Policia Rrugore.

“Rishfaqja e rasteve të korrupiosnit te Policia rrugore, është e patolerueshme. Vlerësoj SHÇBA dhe e nxis publikisht që të veprojë shumë më fortë ndaj këtyre rasteve. Ne kemi rritur edhe në harmoni edhe me pritshmërinë e qytetarëve, rolin ndëshkues të Policisë Rrugore ndaj shkeljeve në rrugë.”

Ai kritikoi Policinë për lejimin e muzikës në lokalet në bregdet pas orës policore, e ku më pas kërcet dhe arma. Sipas kryeministrit, pronarët e këtyre lokaleve janë kthyer në tutorë të Policisë, dhe kjo sipas tij, është sfiduese për të gjithë.

“Mungesë etike, mungesë komunikimi, implikimi në veprime abuzive, nga Policia janë shfaqe të neveritshme që duhen luftuar pa asnjë rezervë. Këtu dua të nënvizoj fortë një fakt që është shumë sfidues për ligjin. Shtetin dhe Policinë. Kush janë këtë pronarë lokalesh në zonën bregdetare që mënyrë të hapur shkelin ligjin, tejkalojnë kufirin e orës policore. Krijojnë hapësirë abuzivizmi të atillë që degjeneron në krisma dhe plagosje në mes të një dynjaje të tërë.

Kush janë këta?

Ua them unë kush janë këta. Këta janë tutorët e Policisë së Shtetit në ato territore. Këta janë korruptuesit e Policisë së Shtetit. Këta janë abuzuesit më të mëdhenj me uniformën e Policisë. Tërheqin për hunde policë, shefa Komisariatesh, duke i kthyer në roje të aktivitetit të tyre të paligjshëm. Rasti i Sarandës ishte një rast alarman. E kam ndarë këtë me Ministrin dhe Drejtorin e Policisë. Ai rast duhet të çonte në ndëshkim penal gjithë zinxhirin komandues në Sarandë.

Jo në masa ordinere, por në përjashtimin imediat dhe ndëshmimin e punonjësve të Policisë.”

Pjesë nga deklarata e Edi Ramës:

Shqiponjat dhe Patrulla shpesh e kapërcejnë dhe rolin e tyre. Rritja e rasteve të mungesë së etikës me qytetarët, është shumë domethënëse për ta kuptuar situatën e përgjithshme psikologjike dhe nivelin e përgjithshëm të modernizimit të Policisë që janë në kontakt me hallet dhe ankesat e qytetarëve.

Imazhi shumë pozitiv i ndërtuar dhe konsoliduar në sytë e qytetarëve nuk mund të cënohet e aq më pak të lëndohet duke afektuar gjithë Policinë e Shtetit, në optikën e opinionit publik. Ky është prioriteti i prioriteteve për të gjithë drejtuesit e rinj të policive vendore. Shenjetëruia e uniformës dhe mbrojtja e imazhit duhet të jetë dritë në syrin e tyre.

Rishfaqja e rasteve të korrupiosnit te Policia rrugore, është e patolerueshme. Vlerësoj SHÇBA dhe e nxis publikisht që të veprojë shumë më fortë ndaj këtyre rasteve. Ne kemi rritur edhe në harmoni edhe me pritshmërinë e qytetarëve, rolin ndëshkues të Policisë Rrugore ndaj shkeljeve në rrugë.

Është e papranushme që kjo të shërbejë si mundësi e re për të ushtruar presion mbi drejtuesit e automjeteve për qëllimin e neveritshëm të rryshfetit. Është e pajustifikushme që me rritjen e forcës ndëshkuese të policit rrugor, qytetarët të mos ndjejnë ndryshim thelbësor në disiplinën e qarkullimit rrugor. Ky është fakt.

Vetë strukturat e Policisë së Shtetit dhe SHÇBA, konstatojnë se dhuna në komisariate, ankesat e qytetarëve nuk trajtohen në kohën e duhur, dhe për më tepër sot kur ne jemi në sezon turistik dhe numri i lartë i pushuesve që hyjnë dhe dalin në vend është domethënës, të kemi Policinë e Shtetit përmes individësh të padenjë që i shkojnë kundra detyrimit të të gjithëve bashkë, për t’i pritur dhe sajdisur të gjithë pushuesit sipas traditës më të mirë shqiptare.

Mungesë etike, mungesë komunikimi, implikimi në veprime abuzive, nga Policia janë shfaqe të neveritshme që duhen luftuar pa asnjë rezervë. Këtu dua të nënvizoj fortë një fakt që është shumë sfidues për ligjin. Shtetin dhe Policinë. Kush janë këtë pronarë lokalesh në zonën bregdetare që mënyrë të hapur shkelin ligjin, tejkalojnë kufirin e orës policore. Krijojnë hapësirë abuzivizmi të atillë që degjeneron në krisma dhe plagosje në mes të një dynjaje të tërë.

Kush janë këta?

Ua them unë kush janë këta. Këta janë tutorët e Policisë së Shtetit në ato territore. Këta janë korruptuesit e Policisë së Shtetit. Këta janë abuzuesit më të mëdhenj me uniformën e Policisë. Tërheqin për hunde policë, shefa Komisariatesh, duke i kthyer në roje të aktivitetit të tyre të paligjshëm. Rasti i Sarandës ishte një rast alarman. E kam ndarë këtë me Ministrin dhe Drejtorin e Policisë. Ai rast duhet të çonte në ndëshkim penal gjithë zinxhirin komandues në Sarandë.

Jo në masa ordinere, por në përjashtimin imediat dhe ndëshmimin e punonjësve të Policisë.

Unë nuk mund të hyjë te ata që fajsojnë Policinë se një i çmendur shkel gazin dhe sakaton njerëz në rrugë, apo se dy palë futen në konflikt dhe degjeneron në shkrehje karikatori në mes të natës. Ama nuk mund të ndahem nga opinioni publik, kur Policia e Sarandës lejon një aheng shëmtie, aheng zhurme pas mesate, që mbaron me plumba.

SHIKONI VDEON

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.