
Edi Baba me 40 hajdute

E patë sa bukur foli – thonë ca. Ja mbylli gojen asaj shushkës së Bashës dhe Bocit i dha ca të forta dhëmbëve qe ju morën mend më keq se nga grushtat e Lucës. Unë udhëheq revolucione mjedisore- u tha. Une jam shoferi. Nuk jam anëtar I grupit që merret me makinën. E po po mire ua bëri! Jo pa I gjeti nje punë këta: hajduti, hajduti, ku janë leket? Suksesi i Edit i ka sëmurur
E prisnin të dilte kokëulur Subashin – thonë ca të tjerë – po ai doli kryelartt. Më kryelart se c’hyri. E verteta është e bardhe dhe Subashi thote të verteën dhe si rrjedhoje dhe Subashi është I bardhë. E po or po se Subashi i duhet Fierit. Se atë që bën Subashi me vizionin e tij nuk ka fierak që ta bëj. Jo po I gjeti një punë këta: një më dy dhe Subashi në burg.
E patë Lali Erin. Ata nuk e duan Lalin fare – po e patë sa xhentil u tregua Lali- edhe pasi e mori vesh qe këmbenin mesazhe me njeri tjetrin e me gazetarë përsëri nuk u ndje po e kaloi me një të qeshur e me nje batutë. Goc Samiu ti dhe kopjon – I tha. Po si nuk u vjen turp xhanëm! I thuhet plac me gojë Lalit. Ai mjal e qumësht me të gjithë. Pervec atyre te 5 Majit. Se ata jane tjeter gjë. Ata janë malokë.
Po Engjell Agacin e patë. Sa profesionist. Si i radhiste ato dokumentet dhe si i dokumentonte argumentet. Aapapa. Akull. Po sa i respektueshëm që është. Zyrtar i lart jo shaka. I nderuar Komision, e nderuar zonja kryetare. I nderuar komision e nderuar zonja kryetare. Une nuk jam politikan, jam I lumtur qe po hetoni sepse ketu m’u dha mundësia të flas. Ore keni mend në kokë ju, nuk latë njeri pa i hedhur baltë.
Po ca fisniku ai Edi- sa bukur e mbrojti Lefterin. Vërtet Lefteqri edhe mund të ketë gabuar, por Edi tha – mos u merrni me të se ai ka nënë, ka familje. Ore dhe të vdekurit I nxirrni nga varri gjasme në emër të trasnparences dhe për të rënë ne sy, Keni a nuk keni moral.
Shqiptarët patën mundësi ( sigurisht ata që mund të shikojnë dhe mund të kuptojnë) te prenzantohen me te gjitha ngjyrat, me te gjithë format, karaketeret dhe talentin per pelivane, akrobate , xhonglier dhe klloun te cirkut shëtitës së Edi Babës dhe 40 hajduteve. Ca hijerende ca si hije, cave qe u kish ikur kujtesa dhe ca qe donin rezultatin dhe nuk pyesnin shumë si ai arrihej, ca shakaxhinj e ca revolucionare, ca qe kishin gabuar e ca qe I kishin lënë të gabonin. Të gjithë të dyshuar, të gjithë të pandehur përvec Ed Babës, ai vetëm dyshon dhe ai vetëm pandeh.
Po a ka burrë nene a burrë k***e të besoj që Edi Babës ja zhvat ashtu si pa mendje paratë nga qeseja (buxheti) kur ky Lenin i mjedisit ishte duke luftuar me plehrat? Ai nuk të lë të mbarosh fjalinë jo më ti marrësh lekët.
Per apollon.tv : Adriatik Golemaj