Edhe në Berat , operacioni “ Gjysmëfinalja”, procedon penalisht dy shtetas.

08/07 10:49
Credits to Apollon TV
Edhe në Berat , operacioni “ Gjysmëfinalja”, procedon penalisht dy shtetas.

Berat

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Gjysmëfinalja”, nën drejtimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, strukturat e DVP Berat kanë vijuar kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin ligjor të veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit.

Procedohen penalisht 2 shtetas, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësimi i paligjshëm”.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, në zbatim të planit të masave për evidentimin dhe ndëshkimin ligjor të personave që ushtrojnë veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit, janë ushtruar kontrolle në ambiente e lokale të ndryshme, si rezultat i të cilëve u proceduan penalisht shtetasit M. H., 43 vjeç dhe E. D., 33 vjeç, të dy banues në lagjen Çlirim, Berat, pasi në subjektin e shtetasit M. H., për të cilin ky shtetas nuk dispononte dokumentacion tatimor, u konstatua duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, si dhe u gjet një punonjës i pasiguruar.

Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, shtetasit B. Q., 43 vjeç, G. N., 33 vjeç, E. B., 47 vjeç, të tre banues në Berat, pasi në subjektet e tyre ushtronin aktivitetin me mungesë të dokumentacionit tatimor.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.