E vendosi në fund të listës/ Julian Deda refuzon Bashën

08/03 18:24
Credits to Apollon TV

Ndërsa numërimi mbrapsh për dorëzimin e listave të kandidatëve ka nisur, nanë filluar daljet e emrave dhe përplasjet që po ndodhin brenda PD

Pas largimit të Enno Bozdos dhe mosgjetjes së vendit të kandidimit të tij, i cili formalisht është emëruar koordinator për energjinë, një pozicion politik i cili nuk ekziston në PD, një tjetër emër ka refuzuar që të jetë pjesë e kandidimit të Bashës në listat humbëse. Ky është aktori i humorit të mirënjohur Julian Deda.

Burime zyrtare nga PD i thanë CNA.al se Deda është përfshirë në listat e kandidatëve të Bashës por kreu i Republikës së Re e ka vendosur atë në një zonë humbëse thuajse në fund të listës, pra në një zonë të diskutueshme, çka ka bërë që Julian Deda të refuzojë kandidimin ose pozicionin për të qenë pjesë e asaj liste.

Deda njihet si një nga mbështetësit kryesor të Lulzim Bashës dhe pritshmëritë e tij për të qenë pjesë e garës dhe kandidat për deputetë ishin shumë të larta dhe mesa duke edhe Julian Deda është viktima e radhës së mashtrimeve të Lulzim Bashës./CNA.al

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.