
E vendosi KOLEGJI ZGJEDHOR/ Kjo është fleta e votimit për Fierin, Bindja Demokratike ndryshon logon (FOTO)


Ditën e djeshme Kolegji Zgjedhor vendosi përfundimisht që fletët e votimit për zgjedhjet e 25 prillit do të jenë me numra dhe jo me emrat e kandidatëve.
Ndërkohë KQZ ka publikuar edhe 12 modelet përfundimtare të fletëve të votimit, të cilat do të përdoren për zgjedhjet e 25 prillit në 12 qarqet e vendit.
Për shkak të ngjashmërisë së logove, Bindja Demokratike e drejtuar nga Astrit Patozi është detyruar të rimodelojë logon, duke e bërë më të dallueshme për votuesit.
