E trishtë/ Ndërron jetë nga Covid-19 ish-mësuesi i Edukimit Fizik në Fier

16/12 21:02
Credits to Apollon TV

Një lajm i hidhur vjen nga qyteti i Fierit, ku një mësues ka humbur jetën si pasojë e Covid-19.

Behet me dije se Gëzim Muskaj, ish-mësues i Edukimit Fizik nuk ka mundur që të fitojë betejën me virusin.

Lajmi e ka bërë me dije në një njoftim shkolla “Petro Sota”, ku thekson sepse vlerat dhe emri i tij, janë të pazëvendësueshëm dhe se do ta kujtojmë plot respekt.

“Sot ne humbëm një mik, shok,një ish- koleg, një ish- mësues të nderuar dhe të respektuar, ndërsa familja Muskaj të shtrenjtin e tyre;Gëzim Muskaj! Ai do t’i mungojë familjes së tij, do t’i mungojë kolegëve, sepse vlerat dhe emri i tij ,janë të pazëvendësueshëm dhe ne të gjithë do ta kujtojmë plot respekt! I paharruar qoftë kujtimi dhe emri i tij! U prehtë në paqe!”- thuhet në njoftim.


Shpërndaje

TË NGJASHME

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.