E TRISHTË/ Ndërron jetë gazetari i njohur i RTSH-së, shuhet në moshën 67-vjeçare

15/02 18:13
Credits to Apollon TV
E TRISHTË/ Ndërron jetë gazetari i njohur i RTSH-së, shuhet në moshën 67-vjeçare

Gazetari i njohur Nikolla Lena është ndarë papritur nga jeta në moshën 67-vjeçare.

Lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit e kanë bërë me dije miqtë e tij në rrjete sociale.

“Lamtumirè Miku im…Nikolla Lena …do mè mungojnè kafet…kèshillat…mendimet ….dhe fjalèt e èmbla qè mè thoje …Nuk mundem ta besoj qè ike kaq shpejt”, shkruan mikja e tij Elda Koçi.

Nikolla Lena  punoi me përkushtim në Radio Televizionin Shqiptar, ndërsa vitet e fundit punoi si gazetar në Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH), ku mbulonte sektorin e Turizmit dhe Mjedisit.

Më pasionin që e karakterizonte Lena sillte në shkrimet e tij çështje të ndryshme nga fusha e turizmit dhe mjedisit.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.