E trishtë/ Koronavirusi i merr jetën 10-vjeçarit nga Elbasani

11/12 9:41
Credits to Apollon TV

Një fëmijë 10 vjecar ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit nga qyteti i Elbasanit. Fëmija ishte dërguar në Greqi ku po merrte trajtim për sëmundjen, por nuk ka arritur ti mbijetojë virusit të rrezikshëm.

Fëmija i mitur kishte sëmundje bashkëshoqëruese, që ia kanë komplikuar gjendjen shëndetësore. Vogëlushi është identifikuar me inicialet J.J dhe ka humbur jetën në një spital në Athinë.

Ky rast vërteton sërish që Covidi nuk kursen as fëmijët, që mendohet të kenë imunitet më të fortë. 10-vjecari është fëmija i dytë shqiptar që humb jetën si pasojë e koronavirusit ndërsa disa kohë më parë, ndërroi jetë edhe një foshnje 16 muajshe në pediatri në Tiranë.

Shpërndaje

TË NGJASHME

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.