E trishtë, humb jetën nga Covid kryekomisari i Policisë (EMRI-FOTO)

10/04 18:34
Credits to Apollon TV

Një ngjarje e trishtë është njoftuar sot nga policia e shtetit. Ka humbur jetën nga Covid Kryekomisari Bedri Dani.

Lajmin e ka bërë të ditur Shoqata e Policëve në Lirim, përmes një postimi në rrjetin social, ku i kanë shprehur ngushëllime familjes.

Ai ishte prej ditësh i prekur me koronavirus, dhe mesa duket nuk ka mundur t’i mbijetojë. Newsbomb i shpreh familjes Dani ngushëllimet e sinqerta për humbjen e njeriut të tyre.

Njoftimi:

Me dhimbje morëm lajmin për largimin përfundimtar nga kjo jetë të kolegut tonë, Kryekomisar Bedri Dani, si pasojë e këtij virusi vdekjeprurës që ka mbërthyer një botë të tërë.

Shprehim nderimet tona për gjithë kontributin e tij të vyer në shërbim të komunitetit dhe vendit në radhët e Policisë së Shtetit, në të gjitha nivelet deri në ato drejtuese.

I përcjellim ngushëllimet tona më të ndjera familjes, të afërmve, miqve dhe gjithë kolegëve Oficer.

Le të lutemi që Kryekomisar Bedriu të prehet në paqe dhe të jetë e paharruar vepra dhe kontributi i tij!

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.