
E trishtë/ Humb jetën nga Covid-19 inspektori i Policisë së Fierit


Nuk e fitoj betejen nga Covid, humb jeten inspektori i rendit ne Drejtorine e Policise Fier. Bujar Mema 49 vjec ishte infektuar nga Covid dy jave me pare ndersa pas komplikacioneve ka humbur jeten ne diten e djeshme.
Ndarja para kohe e tij nga jeta nga virusi eshte nje humbje e madhe per familjen dhe te afermit . Bujari ishte baba i dy djemve, nje prind shembullor dhe i dashur .
Per koleget e drejtorise se policise se Fierit, Bujari njihej per korrektesine ne detyre dhe i respektuar nga te gjithe.

Stafi i Televizionit APOLLON i shpreh ngushellimet me te sinqerta Familjes MEMA