E trishtë/ Covidi i merr jetën në moshën 57-vjeçare infermieres së njohur

24/03 9:09
Credits to Apollon TV

Një tjetër infermiere në vend ka humbur betejën me virusin Covid-19 duke ndërruar jetë ditën e sotme. Ajo është 57-vjeçarja Fatime Poci me një eksperiencë disa-vjeçare në fushën e infermieristikës pranë DSHP Librazhd dhe Qëndrës Shëndetësore nr.4 në Tiranë.

Lajmin e ka bërë të ditur Urdhëri I Infermierit të Shqipërisë përmes një postimi në facebook.

Njoftimi i plotë: Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të koleges sonë të nderuar Znj. Fatime Poci, 57 vjeçe prekur nga Covid-19.

Ndarja nga jeta e znj . Poci, është një humbje e madhe për familjarët, miqtë, kolegët dhe gjithë ata që e njihnin dhe patën fatin të punonin me të, me nje eksperiencë disa vjeçare në profilin e infermieristikës pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik në Librazhd dhe pranë Qëndrës Shëndetësore nr.4 në Tiranë.

Në emër të të gjithë kolegëve Urdhri i Infermierit të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve, miqve, kolegëve dhe gjithë të dashurve të saj për këtë humbje të pazëvendësueshme.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.