E trishtë: Covid shuan një familje, vdesin prindërit dhe djali i tyre i vetëm

06/03 8:21
Credits to Apollon TV
E trishtë: Covid shuan një familje, vdesin prindërit dhe djali i tyre i vetëm

COVID-19 ka shkaktuar tragjedi në familjen Cara në Rubik, ku tre anëtarë kanë vdekur. Brenda një jave sëmundja i ka marrë jetën kryefamiljarit Hamit Cara, bashkëshortes së tij Dushe Cara dhe djalit të tyre të vetëm, Arben Cara.

Dhimbja ka tronditur jo vetëm fisin Cara, por mbarë opinionin për goditjen e rëndë që i ka dhënë një familjeje të vetme brenda pak ditësh. Qytetarët e Rubikut shprehen të shqetësuar, ndërsa shifrat e infektimeve ditë pas dite njohin vetëm rritje. 

Situata e pandemisë në vend po rëndohet dita ditës, me një numër të vdekurish që zyrtarisht luhaten në 19- 20 në ditë, por që sipas INSTAT mbi vdekshmërinë e tepërt , janë disa herë më shumë.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.