E sperkat me benzinë dhe i vë zjarrin DAR Fier, arrestohet 33-Vjeçari

05/03 15:44
Credits to Apollon TV
E sperkat me benzinë dhe i vë zjarrin DAR Fier, arrestohet 33-Vjeçari

Detaje të reja janë bërë me dije lidhur me ngjarjen e sotme në Fier, ku ka marrë flakë kati i dytë i Drejtorisë Arsimore.

Mësohet se i arrestuari është shtetasi Indrit Alushaj, i cili ka spërkatur me benzinë katin e dytë të Drejtorisë Arsimore dhe i ka vënë flakën për motive të dobëta.

Sipas burimeve, Alushaj kishte kohë që kërkonte punë si mësues në qarkun e Fierit, por kërkesa e tij nuk ishte plotësuar, çka mund të ketë shtyrë të riun drejt këtij akti akti si një formë hakmarrjeje. Autori është zbuluar nga kamerat e sigurisë, që kanë filmuar skenën..


Fier

Zbardhet ngjarja e ndodhur sot në Drejtorinë Arsimore Fier.

Kapet në kohë rekord autori i cili i vuri zjarrin në katin e dytë të DAR Fier.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, falë punës së mirëorganizuar dhe veprimeve të shpejta profesionale, bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen në kohë rekord të autorit të kësaj ngjarje, i cili për motive të dobëta, i ka vënë zjarrin katit të dytë të DAR Fier duke e spërkatur fillimisht me lëndë djegëse (benzinë).

Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier autori, shtetasi I. A., 33 vjeç, banues në Fier, dhe po kryhen veprimet procedurale.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.