“E shkulin nga Tirana, ky na mbin në Fier”, Petro Koçi pozon me Kiço London pas shkarkimit nga detyra e drejtorit të Teatrit Eksperimental (FOTO)

09/12 9:33
Credits to Apollon TV

Kiço Londo, menjëherë pas shkarkimin nga detyra e drejtorit të Teatrit Eksperimental, e ka mbajtur frymën në Fier, pikërisht aty ku ka edhe fillimet e tij, si socialist, dhe si regjizor.

Foton me të e ndan kryetari I PS së Fierit, Petro Koçi, që ka pozuar dje me Kico London dhe Baftjar Zeqaj, ky I fundit, emëruar dy muaj më parë në detyrën e administratorit të kompanisë shtetërore të naftës Albpetrol.

Sic duket, tashmë Kiço Londo do të kthehet te baza. Ndërkohë që Petro Koçi për të shkruan “ma I miri prej t’krejtëve”.

“Këtë e shkulin nga Tirana, ky mbin në Fier. Dhe ku? Në zyrën time” shkruan Petro Koçi duke iu referuar shkarkimit të tij nga Teatri Eksperimental.

PS e Fierit është riorganizuar totalisht. I deleguari I qendrës atje Gramoz Ruçi, ka kthyer në PS e Fierit gardën e vjetër të socialistëve që I kanë garantuar fitoren në këtë qark për disa mandate radhazi.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.