E rrëmbyen dhe e çuan larg fshatit, detaje TRONDITËSE nga përdhunimi i 15-vjeçares në Mirditë; autorët e kërcënuan me armë dhe e droguan

19/05 13:12
Credits to Apollon TV
E rrëmbyen dhe e çuan larg fshatit, detaje TRONDITËSE nga përdhunimi i 15-vjeçares në Mirditë; autorët e kërcënuan me armë dhe e droguan

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Mirditë, ku një 15 vjeçare ra viktimë  e përdhunimit në grup. E mitura dhe familja e saj ndodhen në gjendje shoku pas veprës së rëndë ndaj vajzës së tyre.

Mësohet se 5 autorët e kanë rrëmbyer me taksi vajzën, teksa kthehej nga shkolla dhe e kanë çuar në një zonë larg fshatit. Madje ata e kanë kërcënuar 15 vjeçaren me armë dhe i kanë dhënë të pijë lëndë narkotike.

“E kanë kërcënuar me armë, i kanë dhënë lëndë narkotike, e kanë rrëmbyer teksa po kthehej nga shkolla, e kanë çuar larg fshatit. Ata e kanë rrëmbyer me një makinë, ku i kanë dhënë diçka për të pirë. Vajza ka thënë se nuk mban mend pastaj asgjë. Pasi e kanë abuzuar, ata i kanë dhënë një telefon dhe i kanë thënë të përgjigjet në çdo rast, pasi në të kundërt do t’i vrasin motrën, familjarët. Unë isha te familja, ata janë në gjendje shumë të rënduar, vetëm qajnë”.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.