E rëndë/ Të shtëna me armë në Greqi, raportohen 2 të vdekur dhe 2 të plagosur. Dyshohet për sherr shqiptarësh

11/01 17:59
Credits to Apollon TV
E rëndë/ Të shtëna me armë në Greqi, raportohen 2 të vdekur dhe 2 të plagosur. Dyshohet për sherr shqiptarësh

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në ishullin Zakintos të Greqisë, ku ka pasur një shkëmbim zjarri dhe janë plagosur dy persona e kanë vdekur 2 të tjerë.

Paraprakisht raportohet se sherri nisi për shkak të një borxhi mes dy grupeve, ndërsa dyshohet se në këtë janë përfshirë disa shqiptarë. Ngjarja sapo ka ndodhur dhe policia është në vendin e ngjajres duke hetuar për zbulimin e shkaqeve të ngjarjes.

Një prej personave të përfshirë dyshohet se u përpoq të gjente strehë në një kafene në Sheshin Agios Sostis ku u qëllua dhe vdiq. Ky ishte babai i një prej të rinjve që u sulmuan nga të rinj të tjerë, ndërsa djali i tij, rreth 25 vjeç, thuhet gjithashtu se ka vdekur.

I dëmtuar, lehtë, është punonjësi i kafenesë në të cilën ishin strehuar. Policia po kërkon një automjet me të cilin dyshohet se kanë shpëtuar persona të armatosur që morën pjesë në përleshjen e përgjakshme. Informacioni i parë thotë se sherri që përfundoi në një masakër ndodhi për mosmarrëveshje financiare.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.