
E RËNDË/ Përplasen dy trena në Indi, humbin jetën 50 pasagjerë dhe qindra të plagosur (PAMJE)

Të paktën 50 persona kanë vdekur dhe 179 të tjerë janë plagosur rëndë, si pasojë e përplasjes së dy trenave në Indi.
Sipas raportimeve nga mediet e huaja, vagoni Coromandel Express që ishte nisur për ne Chennai, u fut gabimisht në shinat e kundërta në stacionin Balasore në shtetin lindor të Orissa, duke u përplasur me një tren mallrash.
Disa pasagjerë janë ende të bllokuar nën vagona, ndërkohë “Times of India” shkruan se numri i të plagosurve mund të jetë deri në 300.