E RËNDË në Vorë, 60-vjeçari bie nga kati i dytë i banesës dhe vdes në vend

29/01 11:23
Credits to Apollon TV
E RËNDË në Vorë, 60-vjeçari bie nga kati i dytë i banesës dhe vdes në vend

Një 60-vjeçar ka humbur jetën në Vorë, pasi ka rënë nga kati i dytë i banesës së tij.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme rreth orës 11:00.

Ai ishte duke punuar në banesë dhe aksidentalisht ka rënë nga kati i dytë ku për pasojë ka humbur jetën.

“Më datë 29.01.2021, rreth orës 11:00, në Vorë, duke punuar në banesën e tij, aksidentalisht ka rënë nga kati i dytë dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi M. A., 60 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.