
E rëndë në Vlorë, gjendet i vetëvarur në oborrin e shtëpisë një 64-vjeçar


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku një person është vetvarur.
Bëhet me dije se sot rreth orës orës 06:30, në lagjen “Partizani”, Vlorë, dyshohet se është vetëvarur në oborrin e banesës së tij shtetasi F.M., 64 vjeç.
Nga këqyrja paraprake në trupin e pajetë nuk vërehen shenja dhune përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbradhjen e plotë të ngjarjes.
“Sot, rreth orës 06:30, në lagjen “Partizani”, Vlorë, dyshohet se është vetëvarur në oborrin e banesës së tij shtetasi F.M., 64 vjeç.
Nga këqyrja paraprake në trupin e pajetë nuk vërehen shenja dhune përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja”, thuhet në njoftimin e policisë.