E rëndë në Vlorë, 15 vjeçari merr armën e babait dhe qëllon kunatin (EMRI)

31/12 12:00
Credits to Apollon TV
E rëndë në Vlorë, 15 vjeçari merr armën e babait dhe qëllon kunatin (EMRI)

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak më parë në Vlorë në lagjen ‘Partizani’.

Bëhet me dije se nga të shtënat ka mbetur i plagosur Xhuljano Muça 25-vjeç. 25 vjeçari është qëlluar nga kunati i tij 15 vjeç.

Mësohet se arma ka qenë e babit të autoriti, i cili është polic. Babai dhe autori janë shoqëruar në komisariat, ndërsa 20 vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Vlorë/Informacion paraprak

Paraditen e sotme, në spitalin rajonal Vlorë, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi Xh. M., 25 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri, si pasojë e një konflikti të çastit.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e dy personave të dyshuar për këtë ngjarje.

Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.