E rëndë në Sarandë, kalimtarët gjejnë një person të vdekur anës rrugës (FOTO-EMRI)

28/01 7:48
Credits to Apollon TV
E rëndë në Sarandë, kalimtarët gjejnë një person të vdekur anës rrugës (FOTO-EMRI)

Një person i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm nga kalimtarët, në hyrje të shëtitores “Turizëm-Kanali i Cukës”, në Sarandë.

Paraprakisht, bëhet me dije se trupi i pajetë është i shtetasit Andrea Gjoka, Policia e Sarandës ka nxjerë një njoftim zyrtar për rastin. Siç shihte nga pamjet, ky shtetas është gjetur i pajetë në anë të rrugës, dhe më pas kalimtarët kanë njoftuar Policinë.

Viktima është marrë me autoambulancë nga lagja nr.1 e qytetit ku u gjet nga kalimtarët, dhe është dërguar për në morg. Pritet që pas analizave të dalë dhe shkaku i vdekjes së Andrea Gjokës, nëse ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, apo shkaqe të tjera.

Sarandë/Informacion paraprak

Sot rreth orës 06:30, në lagjen “Nr.1”, Sarandë, në rrugë, është gjetur pa shenja jete, shtetasi A. Gj., 52 vjeç, banues në Sarandë, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.