E rëndë në Durrës, shpërthen goma e kamionit në gomisteri, vdes mekaniku 20 vjeçar

06/07 10:20
Credits to Apollon TV
E rëndë në Durrës, shpërthen goma e kamionit në gomisteri, vdes mekaniku 20 vjeçar

Një djalë i ri 20 vjeç ka ndërruar jetë në Durrës, në vendin e tij të punës. Mësohet se ai ka qenë duke rregulluar gomën e një kamioni, e cila më pas ka shpërthyer duke e plagosur. Për pasojë, 20 vjeçari ka ndërruar jetë.

“Më datë 06.07.2021, rreth orës 08:50, në lagjen nr.14/1,  Kënetë, në ambientet e një gomisterie, duke rregulluar një gomë të një kamioni e cila ka shpërthyer, është lënduar shtetasi R. T., 20 vjeç, (punonjës), i cili si pasojë e plagëve të mara ka ndërruar jetë”, njofton Policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.