E rëndë në Durrës/ Makina aksidenton fëmijën 9 vjeçar në rrugë, shoqërohet shoferi

05/12 11:21
Credits to Apollon TV

Një fëmijë është aksidentuar në rrugë, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat.

Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Fllakës”, Durrës.

Sipas policisë, shtetasi me iniciale F. I., 62 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin e mitur E. D., 9 vjeç, i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve

Si pasojë e aksidentit 9-vjeçari ka marrë plagë të shumta dhe është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.