E rëndë ne Divjake nipi përdh*non gjyshen, djali i të moshuarës denoncon ngjarjen

31/01 11:43
Credits to Apollon TV
E rëndë ne Divjake nipi përdh*non gjyshen, djali i të moshuarës denoncon ngjarjen

Një ngjarje e rëndë u regjistrua në fshatin Grabjan të Divjakës, ku një banor denoncon dhunën e ushtruar nga nipi ndaj gjyshes.

Djali i të moshuarës së dhunuar rrëfen për kamerën e FaxNews se mbrëmjen e djeshme ka qenë në qytetin e Fierit për të pritur djalin që i vinte nga Greqia dhe në momentin që u kthye në shtëpi e gjeti të ëmën të zhveshur dhe të rrënuar.

Sipas tij e moshuara i kishte thënë se ishte përdhunuar nga nipi me inicialet S.M., në gjendje të dehur, i cili u arrestua ditën e sotme në Lushnjë.

“Më bëri si do vetë. E lashë të më torturojë”, thotë e moshuara.

“Vajtëm për të marrë çunin në Fier me një taksi se vinte nga Greqia. Kur erdhëm këtu pashë plakën të vrarë me gjak.

Unë e kapja kshu nga supet, ky e kishte zhveshur dhe e kishte rrahur. Kur e pyeta nënën më tha që e kishte përdhunuar. Djali ishte i dehur. Të nesërmen vajta te Kozmai dhe ai më tha të shkoja ta denoncoja”, thotë djali i të dhunuarës.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.