
E rëndë në Berat, hidhet nga kati i tretë i pallatit 44-vjeçarja, ja çfarë thotë policia

BERAT
Një grua 44-vjeçare ka humbur jetën në Berat, pasi dyshohet se u hodh nga kati i tretë i pallatit.
Sipas burimeve zyrtare, rreth orës 09:20, në lagjen “30-vjetori”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte, shtetasja A. H., 44 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën në spital.
Paraprakisht dyshohet se 44-vjeçarja vuante nga probleme të shëndetit mendor.