E rëndë/ Gjendet i varur në pemën e ullirit i moshuari në Kuçovë

02/03 19:32
Credits to Apollon TV
E rëndë/ Gjendet i varur në pemën e ullirit i moshuari në Kuçovë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në fshatin Pëllumbas, në Njësinë Administrative Lumas në rrethin e Kuçovës.

Nga burime paraprake, bëhet me dije se shtetasi Bashkim Hazizi 69-vjeçar është vetëvarur në një pemë në ullishten pas shtëpisë.

Kanë qenë familjarët që e kanë gjetur 69-vjeçarin të vetëvarur dhe pa shenja jete në një nga pemët e ullirit, e ku më pas kanë njoftuar menjëherë policinë.

Bashkim Harizi është babai i tre fëmijëve ende nuk dihen shkaqet që çuan 69 vjeçarin në vetëflijim.

Trupi u pajetë i të moshuarit është dërguar në Morgun e Spitalit Rajonal të Beratit, ku edhe do të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore.

Mësohet se viktima kishte vite që vuante nga depresioni dhe në trupin e pajetë të tij nuk ka janë konstatuar shenja dhune. Në vendngjarje ka mbërritur policia, ku po punohet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes së rëndë.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.