
E RËNDË/ Fëmija 18 muajsh mbërrin i pa jetë në spitalin e Beratit, familja nuk pranon të bëhet autopsia.

Një fëmijë 18 muajsh është dërguar pa shenja jete në spital në Berat.
Sipas informacioneve, familja Metullari banonte në fshatin Pashalli, dhe fëmija ka mbërritur i pajetë fillimisht në qendrën spitalore të Dimalit, dhe më pas drejt spitalit të Beratit.
Burime bëjnë me dije se familja nuk ka pranuar që t’i bëhet autopsia fëmijës, për të zbuluar shkakun e vdekjes.
Mjeku dhe infermieri kanë thënë se fëmija ka mbërritur pa jetë në spital dhe transportimi i tij në spitalin e Beratit ka qenë e kotë.
Nuk dihen akoma arsyet se përse familja nuk pranon që t’i bëjë autopsinë fëmijës.