E RËNDË/ Burri masakron me thikë dhjetëra persona, 7 të vdekur

27/12 20:19
Credits to Apollon TV
E RËNDË/ Burri masakron me thikë dhjetëra persona, 7 të vdekur

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën nga një sulm me thika në veri-lindje të Kinës.  

Ngjarja e rëndë ndodhi në Kaiyan, një qytet i vogël në provincën Liaoning. Sulmi filloi jashtë një shkolle dhe shumica e personave të vrarë janë gra të moshës mesatare dhe të moshuara. 

Dëshmitarët përshkruan një burrë që godiste njerëzit me thikë në mënyrë të rastësishme. Policia tha se një oficer u plagos ndërsa u përball me të dyshuarin. 

Deri më tani, policia ka arrestuar një të dyshuar, raporton agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua, megjithëse motivi mbetet i paqartë.  

Krimi i dhunshëm është relativisht i rrallë në Kinë, por shteti aziatik ka parë shumë sulme me thika në vitet e fundit.

Ato zakonisht janë kryer nga njerëz që jetojnë me sëmundje mendore, ose duke kërkuar hakmarrje ndaj zyrtarëve ose individëve të njohur për ta.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.