E rëndë / 24-vjeçarja hidhet nga ballkoni pas konfliktit me burrin, ndërron jetë

07/07 10:24
Credits to Apollon TV
E rëndë / 24-vjeçarja hidhet nga ballkoni pas konfliktit me burrin, ndërron jetë

Policia njofton se gjatë një konflikti për motive të dobëta me bashkëshortin e saj, një 24-vjeçare është vetëhedhur nga ballkoni i banesës dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Blutë kanë vënë nën p ranga 31-vjeçarin, shtetasin A.Gj.

“Specialistët për Hetimin e K rimeve në Komisariatin e Policisë Durrës a rrestuan në flagrancë shtetasin A. Gj., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi mbrëmjen e djeshme, në banesë, gjatë një konflikti për motive të dobëta me bashkëshorten e tij, shtetasen A. Gj., 24 vjeçe, banuese në Durrës, dyshohet se kjo e fundit është vetëhedhur nga ballkoni i banesës dhe për pasojë ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.